Ekipi i Njësisë së Kërkim-Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës, sot rreth orës 10:50 ka gjetur trupin e pa jetë të qytetarit Musli Krasniqit nga fshati Begaj, Komuna e Vushtrrisë, i cili ishte zhdukur kohë më parë.
“Operacioni i Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, është zhvilluar për katër ditë në disa lokacione të dyshuara, kurse në ditën e sotme, 04.11.2019, kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës, në një pus në afërsi të fshatit Begaj”, thuhet në komunikatën për medie të FSK-së.
Më pas, Ekipi i KSH-së të FSK-së, trupin e pajetë të Musli Krasniqit ia dorëzoi Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme./arbresh.info/

Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...