FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik

14:55 | 9 Qershor 2026
E H

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Zëvendës Adjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës së SHBA-së, Gjeneral Brigade Mark A. Muckey, së bashku me delegacionin e tij.

Gjatë takimit, Jashari e ka falënderuar Gardën Kombëtare të Ajovës për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së, duke e vlerësuar këtë bashkëpunim si një “sukses të rëndësishëm partneriteti”.

Ai e ka informuar delegacionin amerikan për zhvillimet aktuale në FSK dhe rolin e saj në garantimin e sigurisë në vend dhe stabilitetit rajonal.

Nga ana tjetër, gjeneral Muckey ka përgëzuar lidershipin e FSK-së dhe progresin e arritur, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit të kapaciteteve ajrore.

Të dy palët vlerësuan lart progresin e FSK-së në modernizim, profesionalizëm dhe ndërveprueshmëri gjatë stërvitjeve të përbashkëta.

Në përfundim të takimit, u riafirmua përkushtimi për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, me synim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon./Arbresh.info