Nga Rrjeti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut kanë publikuar detaje nga dridhjet e tërmetit që u ndjenë në vendin tonë mëngjesin e sotëm.
Nga FShMN-Shkup njoftojnë se observatori vendas ka regjistruar tërmet me fuqi prej 2,6 shkallëve të Rihter.
“Rrjeti sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore në Shkup, sot më 12 janar 2022 ka regjistruar një tërmet që i përket Epiqendrës së Shkupit. Sipas të dhënave që disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 9.09 minuta me magnitudë lokale Rihter ML 2.6 dhe intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga popullata në Shkup dhe zona përreth”, thuhet në njoftimin e FShMN-Shkup.
Ndryshe, përveç në Shkup, mëngjesin e sotëm tërmet është regjistruar edhe në Manastir, epiqendra e të cilit ka qenë në Greqi.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari