Fotografuan dhe incizuan afër kampit Belvedere në Mitrovicë, arrestohen tre persona

11:10 | 25 Shtator 2021

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë fotografuar dhe incizuar në afërsi të kampit Belvedere në Mitrovicë.

Sipas policisë, të arrestuarit janë dy meshkuj dhe një femër, shkruan arbresh.info.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:20

“Janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër kosovar/e pasi që të njëjtit në afërsi së kampit Belvedere, në zonën ku me shenja është i ndaluar fotografimi dhe incizimi kanë fotografuar dhe incizuar pa autorizim. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, bënë të ditur policia./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara