Kolonat me automjete të qytetarëve në hyrje-daljet e pikave të kalimeve kufitare të vendit vazhdon të jetë i ngarkuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes.
Sipas gjendjes së orës 20:18, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Merdare – deri në një orë, me kolona të automjeteve një kilometër, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë tre deri në pesë minuta dhe nuk ka kolona.
Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është katërqind metra e gjatë dhe pritjet janë një orë, ndërsa në hyrje pritjet janë njëzet deri në tridhjetë minuta dhe ka kolona të automjeteve deri në dyqind metra, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.
Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është dyqindepesëdhjetë metra e gjatë, me pritjet e qytetarëve njëzetepesë minuta, teksa në hyrje nuk ka kolona të automjeteve dhe pritjet janë pesë minuta.
Kolona deri në njëqind metra ka edhe në Bërnjak, kur pritjet në dalje shkojnë deri në tridhjetë minuta, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare nuk ka kolona dhe pritjet shkojnë deri në pesë minuta.

Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...