Fluksi i madh i qytetarëve vërehet edhe në qendrën e votimit në Fushë Kosovë.
Menaxheri i qendrës së votimit në shkollën “Seman Riza” në Fushë Kosovë, Sahir Dragusha ka thënë për Arbresh.info se deri në orën 11:00 nuk është raportuar për asnjë parregullsi.
“Qendra e votimit është hapur në orën 7, ka qenë e pajisur më të gjitha materialet e nevojshme për votim dhe deri me tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.
Në këtë qendër të votimit kanë drejtë votë 12 mijë e 414 votues. Gjithsej janë 14 vendvotime.
Deri në orën 11:00 aty kanë votuar 1035 apo 8.3 për qind e votuesve/Arbresh.info.

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë