Yaneer Bar-Yam, fizikani amerikan që studion sfidat sociale përfshirë pandemitë, ka ndihmuar edhe Kosovën në luftën kundër koronavirusin.
Ai përmes një postimi në Twitter ka lavdëruar udhëheqësit qeveritarë për masat që kanë ndërmarrë, të cilat i quajti si të duhurat.
“Kosova është duke ndërmarrë veprime në nivelin komunal me masa “të tepruara” në mënyrë të duhur për të ndaluar shpërthimin e koronavirusit dhe të kthehet shpejt në normalitet, siç kemi rekomanduar. Bravo! Ata janë liderë! Jam i nderuar t’i ndihmoj”.
Yaneer Bar-Yam është një fizikan amerikan, shkencëtar i sistemeve dhe president themelues i Institutit të Sistemeve Komplekse të New England. Ai është autor edhe i disa librave./kk/
https://twitter.com/yaneerbaryam/status/1250507629497065474
Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të...
Kongresi amerikan, masa legjislative me objekt Kinën
YouTuberi ndërton iPhone 15 Pro Max më të madh në botë, pesh...
KOMF: Arsimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara vazhdon të mb...
Republikanët fajësojnë administratën e Presidentit Biden në ...
Italia mposht Izraelin