Fillon seanca, Kuvendi do të diskutojë për dialogun me Serbinë

10:14 | 11 Qershor 2021

Ka filluar seanca në të cilën pritet të diskutohet mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë, në prag të takimit të parë ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Përdorimi i maskave është i obligueshëm”, deklaroi kryekuvendari, Glauk Konjufca.

Rendi i ditës:

1.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.  Pyetjet parlamentare,

3.  Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.  Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,

5.  Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

7.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,

8.  Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara