Sot behën 19 vjet nga fillimi i betejës tre ditore heroike të Familjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, kundër forcave të armikut.
Për nder të kësaj ngjarje, Qeveria e Kosovës, më 5, 6 dhe 7 mars, organizon manifestimin gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Më 5 mars, në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet ceremonia ushtarake e FSK-së, në të cilën ceremoni do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit, Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Mustafa.
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot