Fillojnë aplikimet për “Bursat e Turqisë”

22:00 | 12 Janar 2020

Ka filluar aplikimi për “Bursat e Turqisë”, program i zhvilluar nga Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) që ofrohet për studentët e huaj që dëshirojnë të vijojnë arsimin e lartë në Turqi.

YTB, institucion shtetëror i themeluar në vitin 2010, tha në një deklaratë se aplikimet për “Bursat e Turqisë”, i cili pranohet si programi më gjithëpërfshirës në botë, do të mund të kryhen përmes faqes së internetit www.turkiyeburslari.gov.tr duke filluar nga data 10 janar.

Me programin e bursave, i cili ua hap dyert e universiteteve më perstigjioze të Turqisë studentëve nga qindra vende, Turqia ka arritur të hyjë në mesin e qendrave më të rëndësishme arsimore, duke ofruar njëkohësisht kontribute që studentët ndërkombëtar t’i realizojnë synimet e tyre në karrierë.

Procesi i aplikimit

Gjatë aplikimit në sistemin online, pas vendosjes së dokumenteve dhe të dhënave të nevojshme, aplikuesit i nënshtrohen një vlerësimi. Në fazën tjetër, bëhet një vlerësim nga ana e ekspertëve mbi aftësitë akademike dhe sociale të studentëve në korniza të prioriteteve të Turqisë dhe vendeve prej ku aplikojnë studentët.

Pas këtyre vlerësimeve, studentët ftohen në intervista të drejtpërdrejta, ndërsa në disa vende kryhen edhe provime me shkrim. Intervistat që zhvillohen nga ekspertë të YTB-së dhe profesorë realizohen në rreth 100 pika në gjithë botën. Kandidatët që kalojnë me sukses intervistat fitojnë të drejtën për të studiuar në Turqi në nivelin diplomatik, master dhe doktoratë.

Një vit kurs falas i gjuhës turke

Për kandidatët e pranuar, programi përfshin kurs falas të gjuhës turke për një vit para nisjes së studimeve në drejtimin dhe universitetin në të cilin vendosen.

Bursa po ashtu përfshin tarifën e shkollimit, akomodimin, një pagë mujore, biletën e fluturimit për ardhjen e parë në Turqi dhe biletën pas përfundimit të studimeve, si dhe sigurimin social gjatë gjithë qëndrimit në Turqi.

Takimet e të diplomuarve në Turqi

Krahas bursave, YTB tubon studentët që kanë mbaruar arsimin në Turqi përmes programit “Takimi i të Diplomuarve” që organizohet çdo vit.

Përmes këtij programi gjithashtu synohet forcimi i lidhjeve të Turqisë me të diplomuarit atje, numri i të cilëve deri më tani ka kaluar në mbi 150 mijë të diplomuar nga 160 vende.

Rekord i aplikimeve

Vitin e kaluar, aplikimet për “Bursat e Turqisë”, arritën një rekord prej 146.600 kandidatësh nga 167 vende.

Kjo shifër ishte tetë mijë në vitin 2011, ndërsa u pesëfishua në 40 mijë në vitin 2012, kur u krijua marka “Bursat e Turqisë” dhe kur aplikimet filluan të bëhen online. (AA)

Lajmet më të lexuara