Daljet e shumta të qytetarëve pa respektuar orarin e qarkullimit, pas heqjes së karantinës në Ferizaj, kanë nxitur Shtabin e Emergjencës të mblidhet sot, herët në mëngjes.
Kjo trupë e drejtuar prej të parit të Ferizajt, Agim Aliu, ku bëjnë pjesë edhe drejtues të institucioneve shëndetësore e të sigurisë mori vendim që të shtohen kontrollet e prezenca policore në qendrën e Ferizajt si dhe në hyrje kalimet e fshatrave me qëllim kontrollin e qytetarëve që nuk respektojnë kohën e qarkullimit.
Pikë tjetër që u diskutua në këtë takim ishte edhe kontrolli i bizneseve nga Inspektorati i Komunës, pas lejimit të punës së tyre, për respektimin e masave mbrojtëse, distancës fizike mes klientëve dhe kushteve të tjera të parapara në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse.
Komuna e Ferizajt apelon tek qytetarët që të respektojnë orarin e qarkullimit, të mbajnë distancën fizike dhe të zbatojnë masat mbrojtëse në të kundërtën kompetentët e Policisë do të detyrohen të shqiptojnë gjoba./arbresh.info
“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”, shokon Rog...
Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetar...
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...