Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar raportin javor mbi aktivitetet e sigurisë dhe incidentet e ndodhura gjatë periudhës 7 deri më 13 korrik 2025.
Sipas raportit zyrtar, gjatë kësaj jave janë evidentuar gjithsej 6 raste të vjedhjeve, prej të cilave:
4 raste kanë ndodhur në Ferizaj,
1 rast në Kaçanik,
1 rast në Shtime.
Gjithashtu, janë raportuar 4 raste të dhunës në familje, të gjitha të shënuara brenda territorit të Ferizajt.
Në kuadër të realizimit të urdhëresave të gjykatave, policia ka arrestuar 24 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.
Autoritetet policore kanë ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, duke inkurajuar raportimin e çdo aktiviteti të dyshimtë:
Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
Në numrat e telefonit: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406
Policia thekson se bashkëpunimi i qytetarëve është vendimtar për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e krimeve në këtë rajon./Arbresh.info/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...