Ferizaj, 25-vjeçari sulmon nënën e tij dhe demolon dhomat e shtëpisë

10:39 | 14 Tetor 2021

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 01:30 ka pranuar një informacion se në një shtëpi banimi në Ferizaj është një rast i sulmit.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet G.I (M/K) i moshës 25 vjeçar, për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar nënën e tij , duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte demoluar dhomat e shtëpisë, thuhet në komunikatën për medie.

I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara