Fëmijët rezultuan negativ, Ahmeti njofton për rihapjen e çerdheve

shpend ahmeti
20:18 | 10 Qershor 2020

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar gjithësej 29 raste me Covid-19 në Kosovë.

Mirëpo kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se nga nesër do të rihapen çerdhet “Lulevera” dhe “Buzëqeshja” të cilat u mbyllën ditë më parë për shkak se dyshohej se mund të kishte të infektuar, transmeton arbresh.info

Ahmeti ka thënë se është lajm i mirë që fëmijët e çerdheve janë testuar negative dhe se kjo lejon që çerdhet që u mbyllën të rihapen.

Kurse në fund i pari i Prishtinës ka bërë thirrje që të mbahet distanca dhe të përdoren maska./arbresh.info

Postimi i plotë:

29 raste të reja e 13 raste në Prishtinë. E pritshme. Pas 10 rasteve të reja të dielen keto tre ditë janë testuar mbi 200 kontakte të këtyre personave. Testimet janë bo tre ditë rresht dhe realisht kemi pritur numër edhe më të madh. Tani vetëizolim dhe ndalesë e përhapjes.

Lajm i mirë, që fëmijët e çerdheve janë testuar negativ. Kjo na lejon që çerdhet Lulevera dhe Buzëqeshja të rihapen pa klasët e testuara.

Situata është e menaxhueshme. Ju lutemi për distancë dhe maska.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara