Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në rrjetin social ka promovuar videon nga faza e re e Fushatës për liberalizimin e vizave.
Ministrja Hoxha ka ftuar qytetarët ta përcjellin atë, sepse thelbi i kësaj fushate, thekson Ministrja, është informimi i qytetarëve se çka është liberalizimi i vizave dhe çka nuk është, njohja me rregullat e liberalizimit, të mirat dhe pasojat e mos respektimit të këtyre rregullave.
Ja postimi i Ministres Hoxha:
“Ju ftoj ta ndiqni videon, nga Fazë e re e Fushatës për Liberalizimin e vizave, si përkushtim yni final i informimit të qytetarëve tanë, para liberalizimit të vizave. Thelbi i kësaj fushate është informimi i qytetarëve se çka është liberalizimi i vizave dhe çka nuk është, njohja me rregullat e liberalizimit, të mirat dhe pasojat e mos respektimit të këtyre rregullave.
Respektimi i ligjit, është parimi themelor në Bashkimin Evropian.”
https://www.facebook.com/dhurata.hoxha.official/videos/313595819454121/
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës