Faton Peci: Kur flet edhe PDK-ja për korrupsion është “marrja e Zotit”

22:03 | 22 Janar 2023

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj postimit të fundit të Naim Imsjalit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili hodhi akuza për abuzimi me mjete financiare në ministrinë të cilën në krye është Faton Pecin.

Peci me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se kur flet PDK-ja për korrupsion “është marrja e Zotit”.

“Zyrtarë në burg e miliona para kesh, të kapura në flagrancë gjatë marrjes së rryshfetit në Ministrinë e Bujqësisë kanë autorë dhe ideatore PDK-në” ka shrkuar Peci.

Peci gjithashtu ka bërë të ditur se nuk ka shkelje ligjore në ekzekutimin e 70 milionë eurove grante e subvecione. /arbresh.info/

Postimi i plotë:

Marrja rri e i zoti nuk e le!

Na paska iluminuar PDK-ja se si duhet udhëhequr bujqësia.

Më trego zotëri Ismajli se ku kam interferuar si ministër, teksa janë ekzekutuar 70 milionë euro grante e subvencione, pa asnjë shkelje ligjore, me adresë tek bujqit meritorë e jo tek ata të xhipave, banesave e maleve për grurë!

Zyrtarë në burg e miliona para kesh, të kapura në flagrancë gjatë marrjes së rryshfetit në Ministrinë e Bujqësisë kanë autorë dhe ideatore PDK-në.

Gjatë udhëheqjes suaj dekadëshe kani menaxhuar me bujqësinë në mjegull, dhe si mos më keq, duke mos aprovuar asnjë ligj të vetëm për 9 vite rresht.

Kur flet edhe PDK-ja për korrupsion dhe abuzime, marrja e Zotit!

Po patët dëshirë, do t’ua listoj shkeljet ligjore me dhjetra e qindra raste, me abuzime e shkelje ligjore në po aq raste me shifra milionëshe.

Aktualisht po merremi me pronat e vilat e ndërtuara në toka të shtetit e këtu, nuk i dihet, mbase dalin emra të njohur për PDK-në dhe gjithë Kosovën.

Me fjalë të tjera, mos e shprushni marren!

 

Shpërndaje në rrjete sociale