Familja pesë anëtarëshe që u aksidentua sot, jetonte në Zvicër, kryefamiljari ishte 32 vjeç

15:59 | 8 Korrik 2018

Familja pesë anëtarëshe që u shua sot në aksidentin në Biraqë të Suharekës kishte prejardhje nga fshati Sopi, me banim në Zvicër. Gazeta Express mëson se bëhet fjalë për kryefamiljarin J.S, 32 vjeçar, këto informata janë konfirmuar nga një familjar i viktimës.

Udhëtimi i tyre u shndërrua në tragjedi, bashkë me kryefamiljarin vdiq edhe gruaja dhe tre fëmijët e tij. Ata kishin ardhë në vendlindjen e tyre në Suharekë për pushime verore, shkruan Express.

Rruga në magjistralen Duhël-Suharekë është bllokuar totalisht. Policia po qëndron në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët thanë se vetura kishte goditur autobusin. Ndërsa në rrugën e njejtë kanë ndodhur edhe më parë aksidente fatale./gazeta Express/

Familja pesë anëtarëshe që u aksidentua sot, jetonte në Zvicër, kryefamiljari ishte 32 vjeç

Lajmet më të lexuara