Familja Pacolli demanton lajmin se po shpërndan para në Facebook, kërkon nga qytetarët të mos mashtrohen

14:22 | 5 Janar 2021

Në rrjete sociale ditëve të fundit janë hapur disa faqe të rreme.

Këto faqe janë hapur në emër të familjes Pacolli, kryesisht në emër të kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit, por edhe familjarëve të tij.

Aty thuhet se familja Pacolli është duke shpërndarë para e këto të holla qytetarët mund t’i fitojnë nëse komentojnë në atë postim.

Ndër të tjera thuhet se edhe Rrahim Pacolli po shpërndan para, por ky lajm është i rrem.

Arbresh.info, ka kontaktuar me familjen Pacolli dhe janë shprehur se ky lajm është i rrem dhe se asnjë nga anëtarët e familjes së tyre nuk merren me këto faqe.

Ndryshe, familja Pacolli ka kërkuar nga qytetarët të mos bin  pre e këtyre informacioneve kështu i ka lutur që mos të ju besojnë.

Megjithatë, ky lajm është i rremë.

Disa prej faqeve ku është raportuar ky lajm

 

Lajmet më të lexuara