Te shqiptarët në përgjithësi, e te ata të Kosovës në veçanti, toleranca fetare gjithmonë ka qenë për çdo lakmi. Këtë më së miri e dëshmon familja Ndoja nga Gjakova, të cilët kanë shprehur respektin në muajin e ramazanit, të shtrojnë iftar për besimtarët mysliman, përcjellë arbresh.
Është Marian Ndoja nga fshati Bec, i cili ka ftuar për iftar imamin e xhamisë së Drenasit, Osman Musliun.
Imami Osman Musliu, përmes rrjetit social Facebook, ka treguar për respektin që iu është bërë nga familja Ndoja, të cilët i përkasin besimit katolik.
“Sot jam mysafir në iftar tek i nderuar dhe shume i respektuari Marian Ndoja nga fshati BEC Komuna e Gjakovës njëherë Drejtori i shkollës së fshatit, mik i imi dhe familjes time. Është i besimit katolik por me të cilët kemi jetuar me shekuj në respekt reciprok dhe mbajtur lidhjet vëllazërore. Ata te cilët fenë dhe besimin e kanë me bindje e përkushtim, dhe jo për para, interes apo kontrabandim jetojnë kësisoj pa asnjë problem. Shpresoj që të na shtohet numri i besimtarëve të sinqertë dhe mos të biem në grackën e atyre që fenë e kanë bërë para apo biznes …!? Për ata që kohet e fundit mundohen me mish e shpirt të na ndajnë në baza fetare kjo është një përgjigjeje. Edhe pas këtij iftari Mariani mbetet katolik e unë mbetem musliman por vëllezër të vërtetë. Ndërsa respekti ndërmjet nesh është shtuar dhe vazhdon. Shpresoj që kjo traditë e tolerancës të vazhdohet edhe nga gjeneratat e reja në të ardhmen… Respekt dhe nderim për familjen NDOJA, Zoti ju nderoftë.!”, ka shkruar Imami Musliu në Facebook.
Kapen 160 kg kokainë të fshehura mes bananeve në Selanik, vl...
Nis ndërtimi i shtëpisë për familjen gorane 11 anëtarëshe në...
Kalabri, Rama vizitë në Eparkinë e Ungrës
Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzojnë lidhjen këtë fundjavë
Rama: Kosova dhe Serbia të zgjidhin konfliktin para se BE të...
Sveçla: Simbolet “Z”, “Wagner” e katër “S”-jat, dëshmi se su...