Familja e vëllezërve Bajraktaraj që humbën jetën tragjikisht bashkë me kushëririn e tyre në Luksemburg ka thënë se do të njoftojë për ditën e varrimit të tyre pasi trupat e tyre të vijnë në Kosovë, e që parashihet të jetë çështje ditësh ose javësh.
“Duke ju falënderuar për ngushëllimet dhe mesazhet e panumërta që na kanë ardhur deri tani me rastin e vdekjes tragjike para pak ditësh në Luksemburg, të dy më të dashurve tonë, Ukë dhe Ujkan Bajraktaraj, nga Isniqi, dhe interesimit të madhe qe te ndajnë dhimbjen me ne, ju njoftojmë, se ardhja e kufomave në vendlindje mund të marrë kohë disa ditë apo javë, kështu që ne si familjarë do të ju informojmë sapo te kemi mundesi te caktojme ditën dhe kohen e varrimit”, thotë njoftimi i familjes.
“Me respekt dhe falënderim, familja Bajraktaraj, Isniq, Deçan”.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...