Euronews publikon video “Pa koment”: Serbia vaksinon serbët në Kosovë ku vaksina ende s’është shpërndarë

13:21 | 27 Shkurt 2021

Në rrjetet sociale “Euronews” në rubrikën ‘Pa koment’ ka shpërndarë një video ku shihen serbë të Kosovës në Graçanicë duke u vaksinuar.

“Serbia po vaksinon serbët në Kosovë, ku vaksina ende s’është shpërndarë”, thuhet në mbishkrimin e kësaj videoje.

Serbia është në vendin e parë sa i përket furnizimit me vaksina kundër COVID-19, kështu sipas një grafike të REL.

Ndërsa, në Ballkanin Perëndimor i vetmi shtet pa asnjë vaksinë është Kosova, ku pritet që kontingjenti i parë të vijë në javën e parë të muajit mars.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara