I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka përmendur sot sërish themelimin e Asociacionit, duke e prezantuar atë para mediave serbe në Beograd, si një detyrim ligjor të cilin Kosova duhet ta përmbush.
Megjithatë, ai la të hapur një dilemë:
”Por, çështja është: Nëse Ascoacioni do themelohet me këtë qeveri, apo me atë të ardhshmen?”, është deklaruar Escobar.
”Asociacioni është obligim ligjor që Qeveria e Kosovës duhet ta përmbushë. Është thënë në Marrëveshjen e Brukselit, në konkluzionet e Këshillit të BE-së dhe në Marrëveshjen e Ohrit. Pra, nuk është marrëveshje mes [Albin] Kurtit dhe Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Escobar./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...