Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pranoi një avion luksoz prej 400 milionë dollarësh nga emiri i Katarit javën e shkuar, duke shkaktuar një valë kritikash nga kundërshtarët politikë.
Në përgjigje të akuzave, Erdogan tha se avioni Boeing 747-8 ishte një “dhuratë” nga emiri Tamim Bin Hamad Bin Al Thani, duke hedhur poshtë pretendimet se avioni ishte blerë. Udhëheqësi turk u tha gazetarëve se Ankaraja kishte qenë e interesuar për ta blerë avionin, por emiri këmbënguli ta ofronte atë si dhuratë.
Erdogan pohoi gjithashtu se avioni i përkiste popullit të Turqisë dhe jo atij personalisht, duke shtuar se ai do ta përdorte avionin për udhëtimet e tij. Sipas njoftimeve, avioni ka disa salla konferencash madje edhe një spital funksional.
Aeroplani i madh është projektuar për të transportuar 76 pasagjerë.
Presidenti turk e bëri të ditur çmimin prej 400 milionë dollarësh të avionit pasi u përball me pyetje lidhur me koston dhe kur një anëtar i partisë opozitare kërkoi hetim zyrtar për çështjen. Erdogan është vënë para kritikash në të kaluarën për shpenzime të tilla si një pallat presidencial dhe një flotë automjetesh luksoze. Turqia po përballet me inflacionin dy shifror dhe vështirësi valutore.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...