Sot Kosovës ju shtua edhe një njohje nga Madagaskari.
Këtë lajm e bëri të ditur vetë zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, shkruan arbresh.info.
E sigurisht që këtij lajmi i janë gëzuar të gjithë, ishte Enver Hoxhaj ai i cili ka reaguar për njohjen e Mdagaskarit, duke e cilësuar këtë njohje si një mesazh për Serbinë dhe për përpjekjet e saj për të dëmtuar Kosovën në nivelin ndërkombëtar.
“Një lajm jashtëzakonisht i mirë njohja nga Madagaskari, në prag të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë, e cila erdhi si rezultat i punës së madhe disa vjeçare të stafit të Ministrisë së Jashtme. Kjo njohje vjen pikërisht në kohën e duhur për të dëshmuar se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, dhe se pavarësisht përpjekjeve të Serbisë për ta dëmtuar Kosovën ndërkombëtarisht, bota tashmë e ka pranuar realitetin e ri dhe Kosovën e pavarur. Urime”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./arbresh.info/
Zëvendësministri i MPJD-së merr pjesë në pritjen e Konsullat...
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...