Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim lidhur me kushtetutshmërinë e themelimit të Qeverisë Hoti.
Lëvizja Vetëvendosje ka deponuar në qershor kontestimin e votës të deputetit tashmë të arrestuar, Etem Arifi.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka folur në emisionin “DPT te Fidani” rreth kësaj çështje.
A e konsideron Hasani legjitime votën e Arifit?
“Jo, sepse po të jetë jo legjitime vota e Ethem Arifit në këtë rast, atëherë duhet krejt votat ku ai ka marrë pjesë me u kry”, tha Hasani.
“Gjyqi s’ja ka marrë të drejtën për të kandiduar dhe ky ka kandiduar prapë. Domethënë nuk ka shkelje”, shtoi Hasani.
Hasani fajëson shtetin që Arifit ia mundësoi rikandidimin për deputet të Kuvendit të Kosovës.
“Jo, sepse Gjyqi nuk ia ka ndaluar dhe derisa të mos ia ndalojë gjyqi kerkush nuk mundet me ja marrë të drejtat kerkujt”, thotë Hasani.
“Ai e ka humb mandatin, shteti është dashtë me fut në burg kur është bërë vendimi i formës së prerë dhe mos me lënë atë me u bë kandidat për deputet. Atë shteti nuk e ka bërë. Ai është faji i shtetit. Arifi ka kandidu në mënyrë të ligjshme, KQZ me plotë të drejtë s’e ka pengu sepse për ta penguar duhet të ketë një vendim”?, theksoi ai
‘S’ka bërë asnjë shkelje. Ai kishte bërë shkelje sikur të kishte pasur ndalesë për të qenë deputet e KQZ’ja e kish leju e ai ish bërë deputet. Përndryshe, ai s’ka pasur ndalesë”, tha Hasani.
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e anijeve luftarake në...