Ish-këshilltari i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi – Enis Qerka, ka thënë se shpifjet, siç i konsideron ai, janë bërë ndaj tij për ta dëmtuar familjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Shpifjet ndaj meje janë bërë për ta dëmtuar familjen e Thaçit”, është shprehur Qerka.
Ai pretendon se nuk ka qenë shofer i vëllait të presidentit.
“Nuk kam qenë shofer i vëllait të presidentit, kam qenë zyrtar i logjistikës e jo shofer i Gani Thaçit”, thotë Qerka në emisionin DPT .
“Nuk jam shkarkuar nga ministri, e kam kërkuar lirimin me mirëbesim”, ka thënë Qerka.
Tutje, Qerka thotë se ka raporte të mira me vëllain e presidentit dhe ka respekt për familjen e tij.
“Unë për familjen Thaçi kam shumë respekt. Nëntë vjet bëhen që unë jam në byro, tash baci Gani që një vit është në pension dhe kam raporte të shëndosha me këtë person”, shtoi Qerka.
LEXO EDHE:
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...