Emrat e të arrestuarve në aksionin e policisë në komunën e Istogut

12:24 | 3 Dhjetor 2021

Në mëngjesin e sotëm, krimet ekonomike kanë zbarkuar në komunën e Istogut ku kanë arrestuar disa zyrtarë në Drejtorinë e Bujqësisë.

Aksioni është i ndërlidhur me arrestimet që janë kryer para disa muajve në të njëjtën drejtori.

Arbresh.info mëson se të arrestuarit janë Valbona Kaliqani, Adrian Ramqaj, Jeton Sylaj dhe Granit Lubeniqi.

Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare. /arbresh.info

 

Aksion i Policisë në Komunën e Istogut, katër të arrestuar

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara