Zëvendëskryeministri i Kosovës,, Besnik Bislimi, ka reaguar pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor në Serbi e ka emëruar së fundmi Aleksandra Kuzmanoviqin në krye të Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë.
Bislimi në “X”, tha se ky vendim thellon margjinalizimin e profesionistëve shqiptarë, duke përforcuar pabarazinë në institucionet vendimmarrëse në Luginë të Preshevës, shkruan Arbresh.info.
“Tre zëvendësprokurorë shqiptarë në pension janë zëvendësuar me serb. Në rrethin e Pçinjës shqiptarët zënë vetëm 12% të posteve gjyqësore dhe përbëjnë vetëm 2.7% të gjyqtarëve pavarësisht se përbëjnë 30% të popullsisë. Në vitin 2011 është shpërbërë edhe Gjykata Themelore (Komunale) në Preshevë”, ka shkruar ai.
“Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Shëndetësore të Preshevës ka qenë mjek serb për 2 vjet, ndërsa serbët përbëjnë vetëm 3% të popullsisë në këtë zonë. Angazhimi i Serbisë për të drejtat e pakicave është inekzistent”, ka shkruar ai.
Tutje, zëvendëskryeministri tha se është urgjente që BE të reagojë dhe të ndalojë këtë diskriminim agresiv të shqiptarëve në Luginë të Preshevës./Arbresh.info/
1/3 The High Council of the Judiciary in Serbia recently appointed Aleksandra Kuzmanović as the head of the Misdemeanor Court in Presheva. This decision deepens the marginalization of Albanian professionals, reinforcing inequalities in decision-making institutions.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) December 3, 2024
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit