Rritja prej 16.1 për qind e çmimit të energjisë nga Zyra e Rregullatorit për Energji nuk vlen për katër komuna në veri të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Elektrosever për mediumin lokal kossev të cilët kanë thënë se momentalisht nuk planifikojnë rritjen e energjisë elektrike, transmeton Arbresh.info.
“Informacioni se rryma në Kosovë po rritet për 16.1 për qind nuk vlen për katër komunat veriore, përkatësisht për konsumatorët që i furnizojmë me energji elektrike”, thuhet në përgjigjen e Elektrosever.
Mirëpo e njëjta gjë sot nuk është thënë edhe nga ZRrE.
Në një njoftim për media, ZRre ka bërë të ditur se tarifat për shfrytëzim të sistemit të transmetimit, operimit të sistemit dhe operimit të tregut si dhe tarifa për shfrytëzim të sistemit dhe shpërndarjes, janë të detyrueshme për të gjithë furnizuesit, përfshirë Elektroseverin, kompaninë serbe që operon në veri të vendit./Arbresh.info
LEXO EDHE:
ZRrE thotë se tarifat e reja vlejnë për të gjithë furnizuesit, përfshirë dhe Elektroseverin
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...