Një person është arrestuar në fshatin Lupq të Podujevës pasi ka ekspozuar armën e zjarrit në rrjetet sociale, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një revole, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar.
“Fsh. Lupq, Podujevë 06.04.2025-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në rrjete sociale kishte ekspozuar një armë. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...