Edita Tahiri për Kurtin: U tregua inferior

21:47 | 15 Qershor 2021

Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi ka ‘goditur’ kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai u tregua inferior karrshi Vuçiqit, dhe se e ka dëmtuar Kosovën.

“Jemi në fazën finale të dialogut, dhe Kurti më habiti, se Kurti ka qenë mjaftë i ashpër kur ka qenë opozitarë drejtë qeverisë, madje edhe me dhunë, por në ato pika që i pash, dhe në deklaratën që e pash, Kurti u tregua shumë inferior, në fakt thoshte se e donte një dialog si fillimi i ri , dhe ai ishte si nxënës i klasës së parë, dhe e ka dëmtuar Kosovën, dhe e ka vendosur Serbinë në pozitë më të mirë”, tha Tahiri në  në Kanal10.

Lajmet më të lexuara