Edi Rama kryeministër i Shqipërisë u zgjodhe në qershor të 2013-së.
Për Edi Ramën është viti i shtatë i udhëheqjes së kryeministres shqiptarë, shkruan Arbresh.info.
E, ndryshe nga Rama është qeverisur qeveria në Kosovë, për 7 vite Kosova ka ndërruar katër kryeministra.
Edi Rama për dy mandate ne krye te qeverisë së Shqipërisë kishe homolog, Isa Mustafen, Ramush Haradinajn, Albin Kurtin, dhe tani Avdullah Hotin.
Shefi i qeverisë shqiptare nuk është se i kishe raportet fortë të mira me të gjithë.
Ai këtë ndërrim të kryeministrave kosovar edhe e kishe kritikuar.
“Kryeministrat në Kosovës po ndërrohen shpesh prandaj edhe nuk po i mbaj mend”, kishte deklaruar në një emision kur kishte ngatërruar emrin e një kryeministri nga Kosova.
Por si duket Rama do të përcjell edhe të tjerë kryeministra të Kosovës kjo pasi gjatë së hënës në një konferencë ka deklaruar se do ta mbaj postin e kryeministrit edhe për një mandat, shkruan Arbresh.info.
“Këtu do më keni edhe 5 vite, pastaj do të flasim deri 2025-2026 do jem, por do flasim prap”, tha Rama gjatë konferencës për shtyp me gazetarët.
Kujtojmë, se vitin që vjen më 25 prill do të mbahen zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri./Arbresh.info/

Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...