Këshilltari i Kryeministrit Ramush Haradinaj, Sylejman Selimi është pjesë e delegacionit kosovar që po qëndron në Berlin në samitin që po mbahet me vendet e Ballkanit Perëndimor, thirrur nga kancerlarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Momentalisht, Selimi së bashku me kreun e tij, kryeministrin Ramush Haradinaj janë duke u takuar me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell.
Pjesë e takimit janë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, raporton Expres
Selimi është emëruar në postin e këshilltarit të kryeministrit, dy muaj më parë, pak pas lirimit me kusht nga burgu.
Gjatë ditës, pritet që delegacioni kosovar të mbajë edhe disa takime të tjera.
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës