Avokati Tomë Gashi, që në procesin “Drenica 1” mbron ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka treguar se ky i fundit do të kthehet në rigjykim.
Kështu, sipas Gashit, ka vendosur minisioni i EULEX-it, në ditët e fundit të mandatit të tij ekzekutiv në Kosovë.
“Më në fund padrejtësia e qëllimshme ndaj Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi do të përfundojë, dhe së shpejti ai duhet të lirohet i pafajshëm”, ka thënë Selimi, përcjell Koha.net. “Ditën e fundit të punës së misionit të dështuar të EULEX-it në Kosovë ne ekipi i avokatëve mbrojtës të tij kemi pranuar aktgjykimin me të cilin është aprovuar ankesa jonë dhe rasti ‘Drenica 1’ është kthyer në Rigjykim ngase janë vërtetuar padrejtësitë ndaj tij dhe të gjithë ushtarëve të UÇK-së të dënuar padrejtësisht në këtë rast”, ka shtuar më tej ai.
Gashi ka bashkëngjitur edhe aktgjykimin e EULEX-it:

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...