Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar sot ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde.
Sikur edhe nga Linde, ministrja Gërvalla është pyetur edhe nga shumë homolog të saj në lidhhje me zhvillimet pas reciprocitetit me targa me Serbinë.
Këto takime e diskutime po bëhen në kuadër të takimeve me kryediplomatë dhe krerë shtetëror në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
“Gjithashtu biseduan për çështje evropiane dhe rajonale duke u fokusuar në zhvillimet e fundit në Kosovë. Ministrja Gërvalla e informoi ministren Linde se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, dhe tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë”, thuhet në komunikatën e minsitrisë.
Gjatë këtij takimi homologet patën rastin të flasin për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm./arbresh.info/

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës