Edhe sot në Parlamentin Evropian në Strasburg, vazhdon takimi i 10-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në.
Sot në kuadër të takimeve janë disa tema, ku veçohen energjia, ekonomia, mirëqenia sociale etj.
Ndryshe dje kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin e 10-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, foli për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për Kosovën, edhe para shpalljes së pavarësisë, dhe popullin e Kosovës, për vlerat demokratike që ndajmë me Bashkimin Evropian, për respektimin e të drejtave të njeriut, aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe zbatimin e marrëveshjes së MSA-së, raporton RTKlive.
Ai po ashtu veçoi disa nga arritjet kryesore në luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat e ndërmarra dhe përmirësimet e shënuara gjatë gati dy viteve të qeverisjes.
Krasniqi: Kryetarët e komunave të PDK-së, model i qeverisjes...
Aliu njofton implementimin e një projekti të rëndësishëm: Në...
ZKA: E përmirësuam gabimin teknik, por nuk ka pasur ndikim
Anija me mbetje do të qëndrojë në Radë deri në finalizimin e...
Diana e rënduar emocionalisht, shprehet e gatshme të dal nga...
Haradinaj në Viti: Plani ynë aksional për anëtarësimin direk...