Ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Børge Brende, u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë që të mos procedojnë me projektligjin për Ushtrinë.
“U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një forcë të armatosur, pa një ndryshim kushtetues dhe një proces politik gjithëpërfshirës”, ka thënë ministri i jashtëm Børge Brende.
Sipas asaj që thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë, Brenda ka thënë se Norvegjia do të mbetet një partner në përpjekjet e Kosovës për reformat dhe integrimin euro-atlantik.
“Stabiliteti rajonal dhe bashkëpunimi është një parakusht për integrim më të thellë. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të ketë mbështetjen tonë të plotë”, ka thënë më tej Brende.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit