Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj secilit veç e veç, Vladimir Toliqit, Blagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit, të dyshuar për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Lajmin për Arbresh.info ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 21.06.2024 ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej dy muaj”, thuhet në përgjigjen e saj.
Ata gjenden në paraburgim nga 26 shtatori i vitit të kaluar.
Toliq, Spasojeviq dhe Maksimoviq dyshohen për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman