Edhe Hetemi i dërgon letër KOSTT-it e ZRrE-së për nisjen e pagesës së rregullt të rrymës në Leposaviq

12:35 | 29 Maj 2023

Kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i ka dërguar letër KOSTT-it dhe ZRrE-së për të nisur pagesa e rregullt e energjisë elektrike në këtë komunë.

Hetemi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga to që ta njoftojnë edhe për borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar.

“Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRrE-së për të kyçur institucionet tona publike komunale në mënyrë që të fillojë pagesa e rregullt e energjisë eklektike. Po ashtu autoritet duhet të na njoftojnë me borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar në mënyrë që t’i shlyejmë ato detyrime”, ka shkruar Hetemi në Facebook.

Pak më parë, të njëjtin veprim e bëri edhe kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Që të dy vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje.

LEXO EDHE:

Atiq kërkon nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja që të fillojë pagesa e rrymës në Mitrovicën e Veriut

Të ngjashme