Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje fitoi në Prizren.
Ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se pati një koalicion sekret ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes, raporton Gazeta Blic.
“Ne zyrtarisht si parti kemi qenë neutral në Prizren, për faktin se VV nuk na ka mbështetur në Ferizaj”, ka thënë Haziri, duke shtuar se nuk është mirë që LDK të jetë në koalicion me VV-në në Prizren.
Ai ka thënë nuk është mirë që “LDK përmes një dere të tillë, të hyjë në qeverisje”.
Kryetari i rizgjedhur i Gjilanit ka theksuar se LDK edhe në Mitrovicë duket se kishte marrëveshje secrete me AKR-në.
Ai ka thënë se pa LDK-në, Agim Bahtiri nuk do të mund të bëhej kryetar, vetëm me mbështetjen e VV-së./Gazeta Blic/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...