Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Ferizaj pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Sipas policisë 34-vjeçari e sulmoi bashkëshorten pas një mosmarrëveshje.
Me vendim prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Njoftimi i plotë:
Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , pasi ka pranuar një informacion për një rast dhunë në familje, ka arrestuar një person dhe të njëjtin e ka shoqëruar në stacion policor.
I dyshuari A.L (M/K) 34 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte në familje, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj gruas së tij ,XH.L ( F/K) e moshës 34 vjeçare , duke i shkaktuar lëndime trupore.
Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin dhe viktimën, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari A.L dërgohet në mbajtje për 48 orë .
Rasti mbetet për trajmim të mëtejmë hetimor, nga Sektori i Dhunës në Familje në Stacionin Policor në Kaçanik./arbresh.info/
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...