Një vajzë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një banese në Fushë Kosovë. Pacientja ka përfunduar në gjendje të rëndë në Emergjencë në QKUK.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka thënë për Arbresh.info se vajza është pranuar në gjendje të rëndë dhe i është nënshtruar një operacioni.
Ai ka thënë se trajtimi i saj po vazhdon në Mjekimin Intenziv Qendror.
“Është pranuar në Qendrën Emergjente, gjendje e saj ka qenë e rëndë, pas ekzaminimeve të kryera, është dërguar për intervenim në sallë operative të QE nga ekipa e anestezionit, ortopedisë dhe neurokirurgjisë, vazhdon trajtimin në MIQ dhe gjendja e saj është e rëndë. E kyçur në aparaturë me frymëmarrje të asistuar”, ka thënë Syla.
Lexo edhe:
Dyshohet se një vajzë ka rënë nga një objekt banesor në Fushë Kosovë
PSG-ja përgatitet për befasinë e madhe të verës, nis kontakt...
“Ku je z.kryetar, a je gjallë”, Vjosa Osmani takohet me Fato...
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...
Zhvillime të reja në rastin “Laboratori ‘25”, ndalohet një p...