Një grua rreth 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lagjen Ulpiana në Prishtinë, të mërkurën pasdite.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se informacioni është pranuar rreth orës 13:45.
“Rreth orës 13:45, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Imzot Nikprelaj’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe mjekët emergjent, të cilët kanë konstatuar se viktima, femër, rreth 80 vjeç, është pa shenja jete”, tha Borovci .
Ai shtoi se po trajtohen me kujdes të gjitha rrethanat që karakterizojnë këtë ngjarje.
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision