Një grua është arrestuar në Gjakovë, pasi që ka lënë fëmijën e saj pa përkujdesje i cili ishte duke kërkuar lëmoshë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.
“Gjakovë 09.05.2023 – 19:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi qe ka lënë pa përkujdesje fëmiun i cili ishte duke kërkuar lëmoshë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK./Arbresh.info
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...