Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për F.L., nga fshati Pleshinë e Ulët, i cili dyshohet për vrasjen e B.V, i cili fillimisht ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij më 29 janar.
Trupi i tij ishte gjetur dje në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt.
Sipas njoftimit i pandehuri në mënyrë mizore dhe për motive ende të panjohura ka privuar nga jeta viktimën B.V., dhe i njëjti më pas e gropos viktimën në një vend në mal.
“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 23.01.2025, në orët e pasdites, në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajit, i pandehuri F.L., në mënyrë mizore dhe për motive ende të panjohura ka privuar nga jeta viktimën B.V., dhe i njëjti më pas e gropos viktimën në një vend në mal, me qëllim të fshehjes dhe zhdukjes së gjurmëve dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse më datë 05.02.2025 nga disa persona të fshatit Manastirc gjendet trupi i pajetë i viktimës B.V. me të cilën do të kryente veprën penale “Vrasje e rëndë” neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 të KPRK-së.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë
I pandehuri F.L., që nga data 5 Shkurt 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur./Arbresh.info/
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...