Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku dyshohet se vëllai e vrau vëllain me thikë.
Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 20:25 në rrugën “Tirana”, në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes, njësia e Urgjencës ka bërë konstatimin e vdekjes së viktimës si dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me mjet të mprehtë-thikë kishte goditur disa herë viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, njësia e Urgjencës ka bërë konstatimin e vdekjes së viktimës si dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe prokurori kujdestar dhe njësia e IML-së”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport, pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...