Vrasja e dy të rinjëve në një lokal në Klinë ka tronditur sot vendin.
Si pasoj e të shtënave me armë zjarri, Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë e Klinës kanë humbur jetën.
Media lokale Klina.info ka publikuar fotografitë e dy tashmë të ndjerëve.

Ndryshe, lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për Arbresh.info ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar ndërsa prokurorja e rastit, Sahide Gashi ka thënë se ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.
Dy të ndjerët ishin djem të axhës mes vete./Arbresh.info
LEXO EDHE:
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve