E çuditshme, nëna e nxënëses rrahë mësuesen kjo është aryseja

15:02 | 15 Tetor 2021

Një rast i pa zakontë ka ndodhur në Ferizaj, nëna kishte rrahë mësuesen pasi që kjo e fundit i kishte dhënë një vërjetje vajzës së saj, shkruan arbresh.info.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt, menjëherë pas ngjarjes e dyshuara me inicialet B.P. 35 vjeçare është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë nga Policia:

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 08:05, ka pranuar një informacion se në shkollën e mesme të ulët ‘’Naim Frashëri ‘’ në Zaskok të  Ferizajt është një rast i lëndimit trupor.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka  arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës  58 vjeçare , mësimdhënëse në këtë shkollë , duke i shkaktuar lëndime trupore  dhe kishte marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Deri të ky lëndim trupor kishte ardhur si shkak , se vajza e të dyshuarës , nxënëse në këtë shkollë kishte marr një vërejtje.

E dyshuara , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj  është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar ‘’ Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi’’. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara