Një grua nga Suhareka ka raportuar të mërkurën në Polici se persona të panjohur kanë gërmuar në oborrin e shtëpisë së saj të pabanuar.
Rasti ka ndodhur dhe rreth orë 18:00, dhe sipas saj, aty më parë kishte gjurmë të varrezave të vjetra, shkruan arbresh.info
“Suharekë 05.04.2023 – 18:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të pa njohur kanë gërmuar në oborrin e shtëpisë së saj të pabanuar, ku sipas saj, aty më parë kishte gjurmë të varrezave të vjetra”, thuhet në raportin policor.
Sipas Policisë, lidhur me rastin i cili është iniciuar si “Dëmtim i varrezave apo kufomave”, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme. /Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...