Gjykata Themelore në Gjilan, e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurin F. P.
Përmes një komunikate për media, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me anë të përdorimit të dhunës – forcës e detyron të dëmtuarën V. D. të kryej marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.
Me këtë rast i shkakton lëndime trupore dhe e njëjta për shkak të lëndimeve trupore detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan.
Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën veprat penale dhunimi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), shkruan lajmi.net.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penal. /arbresh.info/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër